Protesta vijon në Tiranë, 2 grupet e studentëve bëhen bashkë

Paraditja e së enjtes i bëri bashkë dy grupet e studentëve protestues që ishin ndarë orët e fundit mes Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë.

Marketing

Ata u mblodhën para godinës së Parlamentit, ku qëndruan për disa orë, teksa deputetët debatonin në seancë për protestën e tyre.

Me mbarimin e seancës parlamentare ata marshuan drejt një destinacioni, ku pas 9 ditësh protestë nuk u tubua më para Ministrisë së Arsimit, por vetëm para Kryeministrisë.
Mbrëmja dhe temperaturat e ulëta bënë që para kryeministrisë të qëndrojnë një numër i pakët protestuesish.

Ndërkohë se si do të vazhdojnë protestën këtë të premte, kjo pritet që të mësohet në orët e para të mëngjesit. Studentët kërkojnë përmbushjen e 8 kërkesave të tyre, por nuk pranojnë që të dialogojnë me qeverinë.

Marketing