Protestat e nxënësve, zëvendësministri Shabani: Janë të politizuara

Përmes protestave nxënësit po kërkojnë kthimi në shkolla, për të ndjekur mësimin me prani fizike. E zëvendësministri i ri i arsimit, Arafat Shabani thotë protestat janë të politizuara.

Marketing

“Njëherë duhet ta bëjnë dallimin distinkcionin në mes arsimit dhe politikës. Sa e shikoj unë ditëve të fundit ka filluar edhe të politizohet prej qarqeve të ndryshme politike edhe çështjet arsimore”, deklaroi për TV21, tv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani.

Shabani thotë se ata që protestojnë duhet të japin alternativë tjetër se si të zhvillohet procesi mësimit e nëse një nxënës infektohet në shkollë atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“E tash ata të cilët bojkotojnë a japin alternativë tjetër? Nëse nuk mbajnë mësim online dëshirojnë mësim me prani fizike, por mësimin fizik për ta mbajt kush e mban përgjegjësin, sepse të gjitha indikacionet janë se në rrethe të caktuara është në rritje çështja e Covid-19”, u shpreh Arafat Shabani – zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Për problemet me platformën nacionale, mungesën e lap topëve dhe çështjeve tjera, ministria e Arsimit është e vetëdijshme dhe brenda javës duhet të marrë hapa konkrete për tejkalimin e këtyre problemeve.

“Vetë praktika na tregon, pra kemi probleme të platformës, internetit, të kompjuterëve, lap topave, kush posedon dhe kush nuk posedon edhe aspekti tjetër shumë i rëndësishëm, trajnimet, sepse siç e dini vetëm një javë janë trajnuar arsimtarët, mësimdhënësit d.m.th. tash marrim informatën kthyese prej praktikës dhe gjitha këto problem duhet t’i shtjellojmë brenda javës dhe ministria e arsimit duhet të marrë hapa konkrete se si të tejkalohen këto çështje”, tha Arafat Shabani – zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Shabani thotë se ditëve të fundit virusi po merr hov të madh dhe zhvillimi i mësimit me prani fizike në shkolla nuk varet nga gjendja dhe kushtet e shkollave, por nga gjendja epidemiologjike.

Marketing