Protestat në Çashkë kundër shqipes, Mickovski: VMRO nuk ka gisht, do ta shqyrtojmë çështjen

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski mohon që partia e tij qëndron pas protestave të prindërve maqedonas të Çashkës, të cilët janë kundër hapjes së paraleles me mësim në gjuhën shqipe në shkollën” Todor Janev”. Mickovski tha se pasi të informohet për këtë cështje do të dalin me qëndrim .
“ Kategorikisht e mohoj se VMRO-DPMNE qëndron pas cdo lloj organizimi të protestave , ose ngjarje të tilla .Duhet që ta shohim gjendjen aktuale , ti shohim e pmë pas ne si parti të deklarohemi . Un për herë të parë po dëgjoj nga ju një gjë të tillë “-tha Mickovski.

Marketing
Marketing