Protestë kundër shitjes së ish-Monopolit në Tetovë

Ish punëtorët, të cilët njëherësh janë edhe e aksionar të firmës “Tetovo Tabak”, e njohur si Monopoli i Tetovës, kanë protestuar kundër siç thonë shitjes së kompanisë, pa konsultimin paraprak të tyre. Punëtorët madje thonë se përveç shitjes, edhe aksionet e tyre nuk figurojnë më në Regjistrin Qendror.

Marketing

“Monopoli është shitur në rrethana të dyshimta. E tërë prona ka kaluar në emër të shtetit dhe është shitur përmes një para-kontrate, që është manipulim me aksionarët. Me këtë humbin edhe aksionet edhe rrogat tona. Si mund dikush të shet pronën pa na pyetur neve? Në regjistrin Qendror neve më nuk kemi aksione, na i kanë fshirë, na thanë se kjo është bë meqë firma ka shkuar në falimentim, por pa asnjë njoftim tonin paraprak”. – theksoi Darko Gjeorgjievski, Aksionar i “Tetovo Tabak”

Për shitjen, nuk është e informuar as komuna e Tetovës.

“Në kuadër të këtij procesi nuk ka as informacion e as ndonjë dokument i cili flet për shitblerje. Të paktën jo deri më sot”. –tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës

I kontaktuar nga televizioni Alsat, blerësi i firmës “Tetovo Tabak” nuk deshi që të prononcohet para kamerave, por vetëm tha se procesi i blerjes është bërë në mënyrë ligjore. Në këtë vend investitori ka paraparë ndërtimin e objekteve të banimit, ndërsa blerja e ish Monopolit i ka kushtuar 7.5 milion euro.

Marketing