Protestë në Aerodrom kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë

Para poliklinikës “Jane Sandaski” në Komunën e Aerodromit sot u mbajt protestë e qetë në shenjë revolte për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që terapia me metadon të varurve tu jepet në komunën ku jetojnë.

Marketing

Pjesëmarrësit në protestë thanë se vendimi i Ministrisë dikasteriale është i papranueshëm sepse në afërsi të poliklinikës ka kopshte për fëmijë dhe shkolla. Kërkuan të hapen vende të posaçme për këtë qëllim dhe sugjerojnë ato të jenë lokacione që nuk janë shumë të banuara.

Protesta u organizua nga “Nisma qytetare – Zëri i Aerodromit”.

Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi se në vijim janë përgatitjet për disperzim të një pjese të pacientëve të përfshirë në Programin për trajtim dhe parandalim nga varësia në Qendrën në Kisella Vodë dhe se do të sistemohen në pajtim me komunën në të cilën jetojnë dhe sipas lokacioneve në të cilat do të jenë pikat. Disperzimi do të vijojë në pikat e komunës që gjenden nëpër poliklinikat “Jane Sandaski” në lagjen Çento dhe Bardovcë dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Karposh.

Sipas Ministrisë, zgjidhjet problemi shekullor me Qendrën për varshmëri në Kisella Vodë.