Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit ku po mbahet seanca për propozimet për ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë, policia ka vendosur gardh mbrojtës dhe ka marrë masat e sigurisë për të parandaluar ndonjë incident.

Ndërkohë, në Kuvend është hedhur poshtë propozimi i partisë opozitare VMRO që të hiqet nga rendi i ditës çështja e ndryshimeve kushtetuese.