Provizione më të ulëta për transferta të parave

Transferi i shpejtë i parave është shërbim që më së shpeshi shfrytëzohet në vendin tonë, por për shumicën e qytetarëve është e re dhe e panjohur. Pak e njohur është që shuma e dërguar nëpërmjet  transferit të shpejtë është menjëherë në dispozicion pas dërgesës, njëashtu mund të tërhiqen nga çdo lokacion në destinacionin e caktuar. Procesi është i thjeshtë dhe nuk merr më shumë se një minutë kohë, ndërsa nevojitet vetëm dokument për identifikim dhe të dhëna të pranuesit. Për të shfrytëzuar shërbimin e transferit të shpejtë të parave nuk keni nevojë për llogari bankare ose çfarë do kartele elektronike, gjë me të cilën largoheni nga pritjet e gjata dhe komplikimet procedurale si në banka. Me qëllim që ta afrojmë shërbimin tek klientët MoneyGram nga 1 Nëntori ka ulur provizionet për dërgesa të parave ndaj shteteve të Ballkanit.

Marketing

„Kujdesi për klientët tanë është më e rëndësishme, andaj mundohemi të ofrojmë shërbime me kualitet të lartë dhe besueshmëri të plotë, njëashtu dhe me çmime më të lira. Në grupin e Intra Ballkan inkuadruam 8 shtete dhe drastikisht i ulëm çmimet për të dërguar para deri te shtetet që na rrethojnë.  Në periudhën promovuese, disa nga provizionet janë ulur deri në 90% për të lehtësuar shfrytëzimin e shërbimit posaçërisht për periudhën e festave që po afrohen„ thanë nga Moneta, ofrues i shërbimit të MoneyGram në Maqedoni.

Nga sot me provizione më ulëta mund të dërgoni para në: Serbi, Shqipëri, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Romuni dhe Slloveni. Për më tepër detaje për provizionet dhe mënyrën e dërgesës mundeni ti gjeni në http://moneta.mk/?page_id=1131&lang=sq

Marketing