Ndërkohë që institucionet shtetërore kanë hapur dyert për qytetarët me rastin e 28-29 Nëntorit, Iva Aliko ka zhveshur rrobat. Në këtë atmosferë kuq e zi, ajo ka zgjedhur të provokojë me nudot artistike për të festuar, duke postuar përditë nga një foto, ku shfaqet shumë provokuese dhe seksi.

E njohur për videot, setet e fotove dhe pozat e veçanta, ku të zhvishet nuk e ka problem, ajo ka provokuar jo pak audiencën me postimin e fotove nudo në këtë klimë të ftohtë, ku temperaturat e ulëta sapo kanë sjellë dimrin. Modelja nga Vlora i ka ngritur kështu temperaturat, duke publikuar në rrjet fotot ku ekspozon kryesisht të pasmet.

Nuk dihet cili është statusi aktual i saj, pak kohë pasi është komentuar si e dashura e politikanit shqiptar, një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Pasi e rrëfeu historinë me të publikisht, ajo deklaroi më vonë se marrëdhënia me politikanin kishte marrë fund dhe tani ishte në kërkim të njeriut të duhur.

Për format e plota ajo shpesh është komentuar si Kim Kardashian e Shqipërisë, krahasim që ajo i ka dhënë këtë përgjigje: “Stili i Kim-it më pëlqen, por nuk e ndjek sepse unë kam një stil të krijuar nga vetë unë dhe nuk më pëlqen të ndjek askënd”.

Nëse ka nga ata që kanë vënë në dyshim vërtetësinë e fotove dhe sa ndryshon me pamjen e saj live, ajo përgjigjet: “Normalisht ndodh, kur një femër ka forma të bollshme, njerëzit, që të shohin virtualisht, vënë në dyshim vërtetësinë e pamjes. Por kur më kanë parë ‘live’, kanë ndryshuar mendim”.

E si një vajzë e ekspozuar në rrjetet sociale, Iva ka folur edhe për ngacmimet apo propozimet që i bëjnë meshkujt, ndërsa thotë: “Propozimet janë nga më të ndryshmet e më të çuditshmet, po ka edhe nga ata meshkuj pa bagazh që kërkojnë të të blejnë me para”.

Sa për identifikimin në sytë e publikut si e dashura e politikanit nga Kosova, ajo thotë: “Po, jam komentuar gjithmonë si e dashura e politikanit nga Kosova, gjë që më është kthyer në një bezdisje mjaft të madhe. Por nuk mendoj se jam e destinuar të jem gruaja e një politikani medoemos, pasi nuk i zgjedh meshkujt e jetës sime nga pozicioni i tyre profesional, por nga anë të tjera”, përfundon Iva.

Image
Image
Image