Në kohën kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, para godinës së këtij institucioni parakalonin vetura me flamuj rus, duke valvitur dhe brohoritur thirrje nacionaliste. Bëhet fjalë edhe për tifozët “Komiti” të klubit të Vardarit. Ky lajm me foto është bërë i ditur nga portali Infomax, që ka publikuar edhe fotot.