Pse afroamerikanët janë më të rrezikuar nga koronavirusi?!

Afroamerikanët kanë më shumë sëmundje ekzistuese dhe më pak mbulim shëndetësor, dhe po ashtu janë edhe më të ekspozuar nga një punë jostabile, të gjitha këto faktorë favorizojnë më shumë pandeminë të preki popullatën e zezë amerikane.

Marketing

Kur të gjithë sot jemi të rrezikuar nga koronavirusi, afroamerikanët janë në një rrezik më të lartë, tha Dr.Jerom Adams gjatë një lidhje më kananlin televiziv CBS.

Pabarazitë racore janë vënë re nga të dhënat e vdekshmërisë nga koronavirusi në Luiziana, Illinois, Miçigan dhe Nju Xhersi. Qeveria Federale nuk e ka gjurmuar koronavirusin në bazë të grupeve demografike, por Dr. Adams dhe Presidenti i Shoqatës së Mjekëve, Patrice Harris thotë se qeveria po e bën një gjë të tillë.

Guvernatori i Luizianës, Johon Bel Edwards tha se nga 512 të vdekur nga koronavirusi, 70 për qind kanë qenë afromaerikanë, nga ana tjetër përbëjnë vetëm 32 për qind të popullsisë. Edhe në Çikago e njëjta situatë, nga 72 për qind e vdekjeve nga koronavisusi janë afroamerikanë, ndërkohë që popullata afroamerikane në Çikago është vetëm 30 për qind.

Sipas Dr. Camara Jones, një kombinim i faktorëve strukturalë thotë se popullata e zezë po infektohet më shumë dhe po vdesin më shumë nga koronavirusi.

Po ashtu presidenti Trump, gjatë një konference për shtyp të martën, e pranoi faktin se afroamrikanët po preken më shumë nga koronavirsui sesa të bardhët.

Marketing