Pse Albin Kurti nuk e takoi Ziadin Selën sot në Shkup?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti sot ka takuar në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kurti përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në takim është biseduar për situatën politike në të dy vendet si dhe për mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellët.

Marketing

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”. ka shkruar mes Kurti.

Pas këtij takimi kanë nisur reagimet e para të shqiptarëve në rrjetet sociale duke bërë pyetje pse Kurti nuk ka takuar asnjë liderë shqiptarë e veçanërisht mikun e tij Ziadin Sela.

Nga ASH nuk përgjigjen për TetovaSot se nëse ka pasur ndonjë takim mes Kurtit dhe Selës apo Kurti ka injoruar takimin me Selën, por ia ka mbathur sërish në Prishtinë duke mos u takuar me asnjë lider shqiptarë.

Vlen të theksohet se Kurti në një intervistë ka thënë se nuk do të përkrah asnjë lider partie politike shqiptare në Maqedoni edhe pse lideri Ziadin Sela e përkrahu publikisht në mes të Prishtinës. Nuk dihet nëse raportet mes Selës dhe Kurtit janë ftohur

Marketing