Pse Blerim Reka reklamohet në mediat maqedonase të afërta me VMRO-në? (foto)

Kandidati shqiptar i pavarur, Blerim Reka i cili ka mbështetje nga ASH-ja e Ziadin Selës dhe Lëvizja BESA e Bilall Kasamit ka nisur të reklamohet në portalet maqedonase të cilët thonë se janë të afërta me VMRO-në.

Marketing

Reka ka anashkaluar shumë media shqiptare për të reklamuar dhe ka zgjedhur disa media maqedonase ku ende nuk dihet arsyeja se pse e ka bërë një gjë të tillë ku në çdo fushatë kërkon që shqiptari të votojë shqiptarin. Pas reklamimit në mediat maqedonase të afërta me VMRO-në, Reka nuk kërkon vetëm vota shqiptare por edhe vota maqedonase apo dyshohet se lidha e tij është me VMRO-në, shkruan TetovaSot.

Nga shtabi i Blerim Rekës nuk komentojnë reklamimin në mediat maqedonase, por shumë analistë të vendit kanë thënë se kandidimii Blerim Rekës ka lidhje me VMRO-në, pasi edhe vet Reka e di se nuk do të fitojë por është kandiduar për pazare të mundshme.

Ndryshe sot është dita e trembëdhjetë e fushatës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut, ku me datë 21 prill do të mbahet raundi i parë./TS/

Marketing