Pse bota duhet të ia ketë lakmi Finlandës se si po e menaxhojnë pandeminë

Shkalla e infektimit me Covid-19 në Finlandë është më e ulta në Evropë. Që nga fillimi i pandemisë, 21 mijë persona janë infektuar në këtë shtet, ndërsa kanë ndërruar jetë 375 veta.

Marketing

Por, strategjia e tyre në luftën ndaj Covidit duhet të merret shembull kudo në botë. Janë disa arsye se pse Finlanda po ia del mbanë në luftën pandemisë.

1.Kur numri i njerëzve të infektuar në të gjithë botën filloi të rritej, Qeveria finlandeze reagoi shpejt dhe urdhëroi një bllokim dymujor. Udhëtimi në rajonet e afërta ishte i ndaluar. Autoritet, gjithashtu mbyllën shkolla dhe institucione të tjera dhe më vonë restorante. Kjo ndodhi mjaft herët, kur numri i njerëzve të infektuar në atë vend skandinav ishte ende i vogël.

2.Finlanda kishte promovuar në fillim një aplikacion për celularë “Corona flash” me të cilin evidentonte çdo qytetar të saj që kishin raste kontakte me personat që rezultonin pozitivë, shkruan Indeksonline.

3.Në Finlandë, ka shumë besim te Qeveria. Edhe gjatë bllokimit në pranverë, nuk kishte pothuajse asnjë kundërshtim. Sipas një sondazhi të kryer nga Parlamenti Evropian në atë kohë, 73 për qind e njerëzve thanë se po përballen mirë me masat e vendosura

4.Mësimi online për nxënësit dhe studentët ka qenë shumë i suksesshëm atje. Finlanda ka arsim totalisht të digjitalizuar, ku supozohet se secili nxënës dhe studentë ka një kompjuter portativ.

5.Sipas një sondazhi nga Parlamenti Evropian, 23% e finlandezëve deklaruan se jeta e tyre u përmirësua gjatë bllokimit të pranverës. Finlandezët pëlqejnë që të komunikojnë në distancë dhe kjo u ka ndihmuar shumë.

Marketing