Të gjithë e keni provuar si është të mos rehatoheni në shtrat, në ditët e nxehta të verës. Tani që jemi thuajse në mesin e muajit qershor, duhet t’u kthehemi këshillave për mposhtjen e vapës.

Netët e verës ku nuk e gjeni dot një vend të freskët, janë të pashmangshme për çdo kënd, mirëpo ka diçka që mund ë të bëni që ta largoni nxehtësinë nga ambienti juaj.

Madje këtë mund ta bëni edhe pa klimë, nëse kujdeseni që dritat tuaja të jenë fikur në çdo rast që një gjë e tillë është e mundur.

Kjo këshillë është mjaft e logjikshme, poçet e dritave, edhe ato që janë krijuar për mbrojtje të ambientit, lëshojnë nxehtësi. Fatmirësisht, verës deri në tetë ose nëntë të mbrëmjes është dritë, andaj është më e lehtë që të kurseni veten nga nxehtësia që lirojnë dritat.

Përfitoni nga drita e diellit sa më shumë që të keni mundësi, dhe mbajeni dhomën të freskët pasi të terrohet, duke përdorur dritat në minimumin e tyre. Edhe ndonjë qiri romantik s’do të ishte keq.