Pse Gonzalo Higuain po e bllokon transferimin e tij te Milani?

Gonzalo Higuan vazhdon ta mbajë peng kalimin e tij nga Juventusi te Milan.
Juventus dhe Milan pas shumë negociatave kanë arritur marrëveshje për transferimin e Higuain në ‘San Siro’ këtë verë, ku pjesë e këtij operacioni do të jetë edhe Leonardo Bonucci dhe Mattia Caldara, që do të lëvizin në drejtim të Torinos.

Marketing

Është sulmuesi argjentinas që po e pengon finalizimin e kësaj marrëveshje.

Mediet në Itali raportojnë se Higuain po kërkon rritje të pagës te Milan në nëntë milionë euro në sezon, për dallim nga ajo prej shtatë milionë e gjysmë që merr te Juventusi.

Higuain po kërkon që përmes kësaj page, të pasqyrojë rëndësinë e tij në klubin e ri.

Gjatë ditës së stome pritet të ketë takime të reja, me shpresën që do të arrihet marrëveshja përfundimtar.

Marketing