Pse jo Kryeministër Shqiptar dhe deputet në njësinë e tretë zgjedhore!

Bashkimi Demokratik për Integrim me fillimin e furishëm të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik të këtij viti ka arritur t’i bashkojë qytetarët nga Likova e deri në Ohër.

Marketing

“E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qëndrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptarë”, tha Bekim Neziri, bartës i listës së VDI-së në njësinë numër 3, raporton Zhurnal.mk.

Nëse i analizojmë gjërat kronologjikisht, në sistemin politik të vendit dhe të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, rol kryesor dhe vendimtar kishte lufta e vitit 2001.

“Të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për gjatë këtyre 18-të viteve pa dyshim se mbajnë vulën e BDI-së. Proceset politike dhe të arriturat e shqiptarëve ishin hap pas hapi, shkall pas shkalle. Filluam me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ligjin për flamurin kombëtar, ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë në administratën publike, hapjen e shkollave dhe universiteteve shqipe, etj”, tha Neziri, transmeton “Zhurnal.mk”.

Ai sqaroi se çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut theu edhe stereotipet nga mendësia e gabuar se shqiptarët gjoja se nuk mund të jenë në krye të institucioneve më të larta në shtet, e kjo u menjanua me zgjedhjen e Talat Xhaferit për Ministër të Mbrojtjes e më pas edhe për kryetar të Kuvendit.

Se shqiptarët, din dhe munden të menaxhojnë me procese dhe institucione të rëndësishme shtetërore u dëshmua edhe me udhëheqjen e digasterit për euro-integrime me çka vendi u anëtarësua në NATO dhe tani më po fillon zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Propozimi për kryeministrin e parë shqiptar dhe deputetin e parë shqiptar në njësinë e tretë zgjedhore janë prioritetet kryesor i BDI-së gjatë këtij procesi zgjedhor për mandatin e ardhshëm qeveritar”, tha Neziri.

Banorët e zonës numër 3 e shohin kandidimi si bartës liste i Bekim Nezirit për deputet në njësinë e tretë zgjedhore si faktorizim dhe fuqizim për të gjitha nacionlitetet, sepse si ish drejtor i disa institucioneve më relevante shtetërore dhe ish Ministër i Ekonomisë, ai dëshmoi guximin e tij se është zëri që i mbron interesat e qytetarëve.

“Vendi ynë tani më është anëtare e NATO-ës dhe po fillojmë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky proces është i gjatë dhe vendi ka nevojë për politikan dhe udhëheqës me përvojë, dije dhe guxim. Andaj, pse mos të kemi kryeministër të parë shqiptar dhe deputet në njësinë e tretë zgjedhore!”, tha Neziri, raporton Zhurnal.mk.

Ai beson fuqishëm në popullin dhe përkrahjen e qytetarëve shqiptarë të Velesit të cilët nuk u besojnë më manipulimeve të deritanishme nga partitë maqedonase, por është koha që vota e tyre të shkojë në konton e partive shqiptare që angazhohen për të mirën e tyre.

Marketing