Pse ka frikë Zaevi nga bashkimi i shqiptarëve!?

Ali Ahmeti ka dëshmuar pas këtyre zgjedhjeve se nuk e tundon më shumë të qenurit në qeveri , më tepër se sa të realizojë qëllimet e mëdha shqiptare duke filluar nga kryeministri shkruan TetovaSot.
Po të donte pa kushte , ai që sot mund të nisej drejt selisë së LSDM-së dhe bënin një koalicion formal për të realizuar dëshirat dhe qëllimet maqedonase .
Por Ahmeti si kurrë më parë vazhdon të bëjë rezistencë politike duke vënë vijat e kuqe para se të bëhet një Koalicion i fuqishëm që do qeverisë katër vitet e ardhshme por që do përfitonin shqiptarët pa marrë parasysh bindjet e tyre.
Kjo duket se ka tunduar palën maqedonase që në negociata duan të marrin gjithnjë tre hise në ndarrjen e pushteteve.
Zoran Zaev si kurrë më parë nuk është në një siklet politik dhe ky presion i tij rritet akoma më shumë kur merr lajme që shqiptarët po bëhen unik në qëndrimet e tyre për kauza shqiptare .

Marketing

Një takim i lajmëruar nga Ali Ahmeti ,me liderët e partive shqiptare e ka trazuar liderin social demokrat që po flet madje edhe në mënyrë hipotetike që tregon shpërqendrimin e tij gjatë kohës sa zhvillohen negociatat në të cilat si gjithjë pala maqedonase kërkon të gjithën për vete ndërsa shoqëria për të gjithë të jetë vetëm një frazë në publik për një mashtrim të rradhës.

Për shumë arsye Zaev ka frikë nga bashkimi i shqiptarëve dhe ai këtë tashmë nuk e mban të fshehtë !?
Ka shumë arsye që kjo të ketë tunduar Zaevin sepse ai e kupton më në fund se pa shqiptarët gjëja e parë është se nuk mund të formojë askush një qeveri.Bashkimi i shqiptarëve për Zaevin njëjtë si për paraardhësit e tij politik tregon se kërkesat bëhen maksimaliste.Zaev e di se ky bashkim mund ta cojë atë përgjithmonë drejt lamtumirës politike sepse në kohën kur po harxhohen afatet për krijimin e një qeverie të re shumë lehtë mund që Zaev mos i ketë numrat dhe të shkojë në opozitë .Zaev deshti të bëjë presione në takimet me liderët shqiptarë por tani po e sheh se sa në presion është ai vetë kur Ali Ahmeti takohet me ta.
Zaev si gjithë të tjerët e di se uniteti shqiptarë i munguar prej vitesh e ka sjellë shpesh gjendjen e shqiptarëve në këtë pikë të përcarjeve të thella dhe këtë e kanë vuajtur shqiptarët në shumë forma por jo për maqedonasit .
Zaev tashmë e di se me bashkimin e shqiptarëve ai vetë mund të humb lavdinë politike, pala maqedonase ta humb dominimin dhe partia e tij ta humb pushtetin.Ja përse bashkimi i shqiptarëve e tmerron Zaevin.Zaevi i do shqiptarët të nënshtruar ndaj tij, e jo të bashkuar rreth idealit.TetovaSot

Marketing