Redaktimi i fotove është bërë një trend. Përmirësimi i fotove para se t’i postoni në rrjete sociale është bërë një gjë e zakonshme mes të famshmëve dhe përdoruesve normalë, raporton “Bright Side”. Në shikim të parë, ky veprim i pafajshëm mund të duket si një dëshirë e thjeshtë për të përmirësuar një pamje dhe të shfaqemi shumë më të mirët.

Por në realitet, pasiguria, çështjet e imazhit të trupit dhe gjendjet depresive mund të fshihen pas gjithë kësaj. Marrja e selfies është një aktivitet për uljen e humorit. Rezulton se marrja e selfies konsiderohet një veprimtari që mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të ulët dhe të dekurajuar.

Rrjetet sociale rrisin fokusin në pamjen tonë, dhe kjo veçanërisht ndikon tek gratë e reja. Një selfie e mirë është një mjet i shkëlqyeshëm për të bërë një përshtypje të mirë te njerëzit përreth internetit.

Njerëzit duan të jenë perfektë. Ne nuk kemi nevojë të jemi profesionistë për të përdorur një program ‘retouching’. Disa prej tyre janë qesharake dhe më tepër argëtuese për t’u përdorur.

Ka pasoja të shëndetit mendor. Është e rëndësishme të përmendet që rrjetet sociale nuk shkaktojnë vetëvlerësim të ulët dhe çrregullime mendore, por mund të na shtyjë më pranë tyre.

Gjithmonë është më mirë të përqendroheni në veten tuaj sesa te të tjerët. Mund të jetë që ndonjëherë është më mirë të mbyllni aplikacionin dhe të përpiqeni të shpërqendroheni nga diçka tjetër. Gjeni vetes një aktivitet apo hobi të ri tërheqës që do të marrë kohën tuaj të lirë dhe ju largojë nga ato imazhe.