A do të fillojë të rrotullohet numratori te Kapia triumfale që do të numeroje kthimin e parave të vjedhura, apo do të mbetet vetëm ptemtim parazgjedhor i kryeministrit Zaev?

Një vit nga qeverisja e tij në gjykata janë hapur procese kundër krimit, por nuk ka asnjë konfiskim të parave ose pasurisë.
Në realitet konfiskimi po shkon vështirë. Drejtori i Agjencionit për menaxhim me pasuri të konfiskuar thotë se gjykatat duhet të punojnë në mënyrë më efikase.

“Më pyeten nëse do të fillojë të rrotullojë numratori dhe ai duhet të rrotullohet. Por që të rrotullohet numratori, duhet të rrotullojnë edhe gjykatat”, thotë Faton Asani.

Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar konfiskim të pasurisë së Nikolla Gruevskit, Martin Protugjerit, Ilija Dimovskit në vlerë prej 2.3 milionë eurove te rasti Titanik. Poashtu para zgjedhjeve vazhdimisht është perfolur edhe pasuria e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.