Pse nuk u zgjodh kandidat shqiptarë nga Ministria e kulturës për të përfaqësuar Maqedoninë në Bienalen e Venedikut?

Në fillim të këtij reagimi mediatik do të donim përzemërsisht të përgëzojmë për zgjedhjen e përfaqësuesit kombëtar të ngjarjes prestigjioze Bienalen e 58 të Venedikut me autor Nada Përlja dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup si udhëheqës i këtij projekti.

Marketing

Reagimi i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, i referohet deklaratës së komisionit si dhe Ministrisë së Kulturës në hartimin e vendimit të saj për përfaqësuesin kombëtar, dhe kjo është se projekti i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkurs dhe për këtë arsye nuk u mor parasysh projekti i artistit të propozuar Nehat Beqiri.

Parakushtet e paraqitura në konkursin për përfaqësuesin e këtij viti të Bienales së Venedikut 2019 ishin: Artisti duhet të ftohet nga një qendër artistike e Bienales së Venedikut dhe të ketë të konfirmuar hapësirën për ​​ekspozitë në Venedik nga 9 maji deri në 24 nëntor 2019 eshte parakusht i papërshtatshe (dhe nuk u përmbushën nga të gjithë kandidatët e tjerë). Pse? Ftesë nga një qendër kolaterale artistike – çfarë do të thotë dhe a i di dikush rregullat e Bienales së Venedikut, dmth që pavioni kombëtar nuk duhet të ketë ndonjë pikë kontakti me ngjarjet kolaterale.Ky parakusht është pa kuptim. Dhe e dyta – hapësirë ​​e konfirmuar për ekspozitë – hapësirë ​​që do të ruhet pa patur paradhënie ose garanci financiare për qiranë e saj (shumë betejë e njohur nga vitet e mëparshme )? Çdo vit përsëritet problem i njejtë për të gjetur hapësirë ​​për të cilēn paguhet qira e madhe, në vend që ajo të jetë e siguruar nga shteti në kohë. Këto dy dokumente mungojnë në projektin e Nehat Beqirit, sepse janë non-sens dhe Nehat Beqiri ishte para se gjithash autor serioz me biografi të pasur dhe projekte ndërkombëtare.

Duke patur shansin historik ministria me udhëheqës shqipëtar këtë vit të dërgoj përfaqësues shqiptarë, kjo nuk u bë e mundur.Shpresat e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë ishin shumë të mëdha pēr pērzgjedhjen e Nehat Beqirit duke pasur parasysh se Ministria e Kulturës udhëhiqet nga përfaqësues shqiptar ishte e udhës që të shfrytëzonit këtë mundësi të dhënë nga ne si institucion serioz kulturor që të kemi për herë të parë përfaqësues shqiptar.

Sugjerojmë që në të ardhmen të keni qasje më serioze për të gjithë procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesit kombëtar të kësaj ngjarje prestigjioze për art – Bienalen e Venedikut, ​​dhe sigurisht mbi të gjitha atë më kryesoren përzgjedhjen e përfaqësuesve të komisionit që kanë biografi serioze dhe përvojën të mëparshme të drejtpërdrejtë me manifestimet e këtij profili.

Me respekt Galeria Kombëtare e Maqedonisë

Marketing