Pse preferohet të pini ujë në mëngjes

Pas shtatë ose tetë orëve të gjumit, trupi juaj dehidratohet. Pirja e ujit pas zgjimit ndihmon në qarkullimin e oksigjenit dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të muskujve dhe të gjakut.

Çdo pjesë e trupit tuaj ka nevojë për ujë në mënyrë që të mirë funksionojë, andaj duhet të bëni kujdes që sidomos në mëngjes t’i jepni trupit sasinë e duhur të ujit.

Kur pini ujë në mëngjes para ngrënies, ndihmoni të pastroni zorrët, duke lejuar që lëndët ushqyese të absorbohen më lehtë. Edhe veshkat tuaja funksionojnë më mirë kur merrni sasinë e duhur të lëngjeve.