Pse u dëbua diplomati rus nga RMV?

Shpallet i padëshiruar një diplomat rus në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur vet Ministria e Punëve të Jashtme, resor me të cilin udhëheq Bujar Osmani.

Marketing

“Ministria e Punëve të Jashtme, në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, vendosi të shpall një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse si person të padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Kryediplomati Osmani edhe më herët në disa raste ishte renditur krahë partnerit strategjik, SHBA-së dhe BE-së, sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Ky dëbim vjen në moment kur flitet shumë për ndikimin rus në rajon.