PSG bën hap të madh drejt çerekfinales, mposht Man Unitedin në ‘Old Trafford’

Paris Saint Germian ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ‘Old Trafford’ duke e mposhtur 0-2 Manchester Unitedin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Marketing

Kampionët e Francës edhe pse ndeshjen e nisën me mungesa si Neymar dhe Edinson Cavani, ia dolën të fitojnë në shtëpinë e ‘Djajve të Kuq’, për t’iu afruar çerekfinales së garës elitare për klube.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Një harkimi nga këndi të Angel Di Maria, iu përgjigj në zonë mbrojtësi Presnel Kimpembe, që në minutën e 53’ shënoi për 0-1.

Nuk kaluan më shumë se shtatë minuta, se Kylian Mbappe shënoi për 0-2. Edhe te ky gol, asistues ishte Angel Di Maria.

Me fitoren me rezultat 0-2, PSG bën një hap të madh drejt kualifikimit.

Manchester United në ndeshjen tjetër nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Paul Pogba, që në minutën e 90’-të, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë

Marketing