PSG blindon kreun, fiton kundër Amiens me rezultat bindës

Sarabia,Icardi, Guye dhe Neymar kanë shënuar në fitoren e PSGsë kundër Amien sonte në
Parc des Princes. PSG vazhdon të prijë me 21 pikë në Ligue 1 të Francës, pesë
pikë më shumë se vendi i dytë Nantes

Marketing

Paris Saint Germain (PSG) ka shkëlqyer edhe
sonte në ndeshjen e tyre kundër Amiens të cilën e kanë mposhtur me rezultat 4-0
në Parc des Princes.

Pjesa e parë nisi shumë më mirë për francezët të cilët arritën që të kalojnë në epërsi që në minutën e 13. Ishte Sarabia që shënoi në minutën e 13-të pas një asistimi nga Ander Herrera.

Në pjesën e dytë shënoi edhe Mauro Icardi. Goli i Icardit erdhi në minutën e 37-të, por edhe në këtë gol kishte gisht Sarabia i cili edhe asistoi për argjentinasin.Sarabia ishte në element sonte edhe në pjesën e dytë, pasi që ai asistoi për Idrissa Gueye në golin e tretë të PSG në minutën e 59-të.Krejt në fund, pasi kishin kaluar minutat e rregullt të ndeshjes, në listën e golashënuesve u shënua edhe Neymar që u asistua nga Choupo Moting.Pas nëntë jave, në Ligue 1 prin më 21 pikë PSG
kurse atë e përcjellin nga vendin e dytë Nantes me 16 pikë, e cila ka një
ndeshje më pak të zhvilluar.

Marketing