PSG e ‘blindon’ Mbappen, i ofron pagë marramendëse

PSG do t’i ofrojë Kylian Mbappe një kontratë deri në 41 milionë euro në vit, në përpjekjet e tyre për të ndaluar transferimin e tij te Real Madrid.

Marketing

Kampionët e Francës janë duke ndjerë frikën se mund të humbsin yllin kryesor të skuadrës, dhe duan të sigurojnë të ardhmen e tij, duke i ofruar pagë të barabartë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid që disa kohë, dhe AS shkruan se Florentino Perez dëshiron të nënshkruajë me 21 vjeçarin.
Kylian Mbappe është transferuar te PSG në vitin 2017 për 180 milionë euro, nga skuadra e Monacos.

21 vjeçari në 74 paraqitje për PSG, ka shënuar 61 gola

Marketing