PSG e vetëdijshme se Mbappe do kalimin në Real Madrid

Paris Saint-Germain është shumë mirë e vetëdijshme se sulmuesi Kylian Mbappe dëshiron që të kalojë në Real Madrid në të ardhmen e afërt.

Marketing

Ylli francez që ka shënuar nëntë gola në dhjetë ndeshje e ka bërë këtë të qartë në disa raste.

Ish zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev që është i afërt me Mbappe në javën e kaluar kishte thënë se futbollisti i kishte treguar kur ishte bashkuar me PSG se “Real Madrid do të më pres”, shkruan Goal.

Mbappe ka kontratë me PSG deri me 2022, dhe Real Madrid është gati për të pritur. Pasi ka paguar 180 milionë për ta blerë nga Monaco, PSG nuk do ta lejojë atë për ta shpejtuar orën lidhur me këtë marrëveshje.

Marketing