PSG i ofron Aurierit kontratë luksoze afatgjatë

11:19 | 18 Maj 2021

Marketing

Mbrojtësi i Tottenhamit, Serge Aurier ka pranuar një propozim luksoz nga ish klubi, PSG.

Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë ka humbur pozitën si titullar që nga ardhja e Matt Doherty dhe e ardhmja mbetet në dyshime, transmeton lajmi.net.

PSG është e interesuar që ta rikthejë në skuadër ish mbrojtësin, që thuhet se është edhe në ‘radarin’ e Real Madridit.

Sipas Football Insider, PSG ka arritur marrëveshje për ta rikthyer Aurierin në “Parkun e Princave” dhe kontrata me shumë para është në tavolinë.

Raporti shton se marrëveshja personale nuk do jetë problem për Aurier, që do ribashkohet me trajnerin Mauricio Pochettinon te klubi francez pas plotë katër viteve.

28-vjeçari ka regjistruar tetë gola dhe 17 asistime në 110 paraqitje që nga vera viti 2017./Lajmi.net/