“PSG s’do ta lërë kurrë Mbappen të largohet, është imazh i klubit dhe Francës”

Makelele mendon se PSG-ja s’do të heqë dorë lehtë nga Kylian Mbappe.

Marketing

Kylian Mbappe është një ndër futbollistët më premtues aktualisht në botë.

Në moshën 20-vjeçare, ai ka fituar Kupën e Botës me Francën, tituj me Monacon dhe PSG-në dhe tashmë numëron 192 paraqitje si profesionist, me klube e përfaqësuese, dhe ka shënuar 104 gola.

Real Madridi është klubi që interesohet më së shumti për 20-vjeçarin, ëndrra e të cilit ka qenë si fëmijë ta veshë fanellën e bardhë.

Unai Emery, ish-trajneri i PSG-së, tha në maj se “Mbappe dëshironte të shkonte në Madrid me sy mbyllur, dhe ia hodhëm në tavolinë paratë që kërkoi”.

Pikërisht për këtë, Reali po tenton që ta bindë lojtarin të transferohet në “Santiago Bernabeu”, por legjenda e Chelsea dhe Real Madridit, Claude Makelele, nuk beson se PSG-ja do të heqë dorë nga diamanti i tij.

“Ai është madhështor për moshën që ka, por mendoj se Paris Saint-Germaini s’do ta lë kurrë të largohet. Tani për tani është e pamundur, ai është imazh i klubit dhe gjithë vendit”, tha Makelele për MARCA.