PSG-së i përsëritet historia, Man Unitedi e mposht dhe e eliminon nga Liga e Kampionëve

Manchester Unitedi ka bërë rikthim sensacional duke e përmbysur Paris Saint-Germainin me një penallti të vonshme falë VAR-it, duke e siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Unitedi e mundi PSG-në 1:3 në Parces de Princes në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, duke e përmbysur humbjen 0:2 në shtëpi, dhe tani kalon në çerekfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3:3, falë golave të shënuara si mysafir, raporton Gazeta Express.

Kjo nuk është hera e parë që PSG-ja lëshon nga dora një epërsi të lartë dhe bindëse nga ndeshja e parë. Më vitin 2017, klubi parisien u eliminua nga 1/8 e finales nga Barcelona edhe pse e kishte fituar 4:0 ndeshjen e parë në shtëpi.

Unitedi duhet t’iu falët gabimeve të mbrojtjes së PSG-së, por duhet kujtuar se anglezët erdhën në këtë ndeshje me nëntë mungesa shumë të mëdha.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pati fillim ëndrrash në Paris, duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, kur Romelu Lukaku shënoi falë një gabimi të tmerrshëm të mbrojtësit të djathtë Thilo Kehrer.

Në rastin e tij të dytë, Kylian Mbappe ia përgatiti golin Juan Bernatit, i cili shënoi në portën e zbrazet për t’i barazuar shifrat.

Por, një gabim tjetër trashanik i skuadrës së Thomas Tuchel bëri që Lukaku të shënonte sërish, duke e kthyer epërsinë e Unitedit që i dha shpresë “Djajve të kuq” për një kualifikim tutje, pas gjysmë ore lojë.

Një pjesë e dyte e dominuar nga vendasit, mbaroi në mënyrë dramatike, me një penallti të vonshme. Pas rishikimit të incidentit në VAR, gjyqtari vendosi të japë penallti për Unitedin.

Marcus Rashford shënoi nga pika e bardhë dhe i dhuroi kualifikimin spektakolar Unitedit.
Në fakt, Unitedi nuk pati vetëm një goditje në drejtim të portës së Buffonit në pjesën e dytë.
Manchester Unitedi i bashkohet Ajaxit dhe Tottenhamit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Marketing