PSG shfaq interes për yllin e Romës

“France Football” publikoi sot se PSG ka shfaqur interes për të blerë sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

Marketing

Francezët kanë ndërmend të lejojnë largimin e Edison Cavanit këtë verë dhe kanë piketuar sulmuesin e Romës si zëvendësues të uruguajanit.

Kontrata e boshnjakut me Romën skadon në verën e vitit 2020, ndaj verdhekuqtë janë të predispozuar ta shesin këtë vit për të mos e humbur me parametra zero.

Marketing