PSG triumfon bindshëm ndaj Reims, Zeneli zhvillon 37 minuta

22:48 | 16 Maj 2021

Marketing

PSG ka arkëtuar pikët e plota në shtpëi ndaj Reims.

“Parisienët” triumfuan me rezultat bindës 4 – 0, shkruan lajmi.net.

Qysh në minutën e 10-të, Remis mbeten me një lojtar më pak ngase Abdelhamid u ndëshkua me të kuq.

Neymar zhbllokoi rezultatin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (13′).

Ndërsa, Kylian Mbappe dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, u inkuadrua edhe kosovari Arbër Zeneli, që ishte i pafat para golit.

Golin e tretë të PSG-së e shënoi kapiteni Marquinhos pas asistimit të Neymar (68′).

Derisa, fitoren e vulosi Moise Kean në fundin e ndeshjes (90′).

Me këtë fitore, PSG renditët në pozitën e dytë me 79 pikë, një më pak se lideri Lille, derisa Reims zë vendin e 13-të me 42 sosh./Lajmi.net/

Marketing