Psikiatri në Demir Hisar pozitiv me COVID-19

Në mesin e të infektuarve me COVID-19 të identifkuar së fundmi është edhe një mjek psikiatër nga Prilepi e që punon në spitalin psikiatrik në Demir Hisar. Ai nuk ka simptome por ka rezultuar pozitiv në testin e bërë, tregoi Ministri i Shëndetësisë Vneko Filipçe.

Marketing

Duke qenë se psikiatri ka qenë në kontakt me kolegët, janë bërë anketa epidemiologjike dhe janë ndërmarë masat, ndërsa mjekëve psikiatër u është rekomaduar edhe vetëizolimi. Kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të riorganizojë punën e këtij sptiali për shkak të mjekët tani do të jenë në izolim.

“Në bashkë me psikiatrinë e Shkupit si dhe me kolegët psikiatër nga institucionet e tjera e riorganizuam punën në spitalin në Demir Hisar. Deri në mbarimin e vetëizolimit të kolegëve, mjekë nga Mnastiri dhe Prilepi do të shkojnë në spitalin e Demir Hisarit, e sipas nevojës do të kyçen edhe mjekë psikiatër të Ohrit, Kërçovës, Gostivarit dhe Tetovës” deklaroi Ministri i Shëndetësisë.

Ai po ashtu tregoi se të gjithë pacientët e drejtuar për në spitalin e Demir Hisarit, do të riudhëzohen nëpër qendrat e tjera si në Manastir, Ohër ose Prilep.

Marketing