PSP heton shitjen e aksioneve të kompanisë ‘Fershped’

Prokuroria Speciale Publike bënë një hetim paragjyqësore për blerjen e aksioneve të “Fershped” në vitin 2013, kur disa aksionarë raportojnë se janë mashtruar.

Marketing

Prokuroria e krimit të organizuar në dy raste (janar dhe tetor) ia dorëzoi PSP-së disa lëndë, njëra prej të cilave lidhet me këtë rast. Nga PSP konfirmojnë se kishin marrë më shumë lëndë nga Shkupi dhe Prokuroria për krimin e organizuar, por nuk zbuluan detaje për fshehtësinë e para hetimit. Jozyrtarisht, rastet kanë të bëjnë me zgjatjen e hetimit në rastin “Perandoria”.

Sipas informatave, këto janë të lidhura me blerjen masive të aksioneve në “Fershped” që nga koha kur kishte një luftë për dominim të aksioneve në mes ish-drejtorit të përgjithshëm të kompanisë, Sterio Nakov dhe zëvendësen e tij, Kiraza Trajkovska, e cila ishte nënkryetar e bordit mbikëqyrës.