PSP-ja propozon paraburgim shtëpiak për Janakieskin, Kamçevin, Pandeleskin dhe Bozhinovskin

Për Orce Kamçev, Cvetan Pandelleski dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Perandoria” është kërkuar që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masë më të lehtë gjegjësisht paraburgim shtëpiak.

Marketing

Nga PSP-ja potencojnë se për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ende nuk kanë dërguar sygjerim, ndërsa për të akuzuarit e tjerë propozimet janë dërguar qysh dje.

“Për arsyet në interes të hetimit nuk mund të japim informacione shtesë, por mund të theksohet se në rastin “Perandoria” janë me rëndësi dëshmitë materiale që në këtë fazë janë mbledhur me sukses”, theksojnë nga PSP-ja.

Përveç të akuzuarve në rastin “Perandoria”, PSP-ja ka kërkuar të zëvendësonte masa e paraburgimit me arrest shtëpiak edhe për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Marketing