PSP-ja publikoi raportin e punës gjashtëmujore

Gjatë gjashtë muajve të fundit, Prokuroria Speciale Publike ka analizuar thuajse 835 mijë porosi SMS. Janë kontrolluar më shumë se gjysma e tyre. Një numër i madh i porosive SMS tashmë paraqesin dëshmi në rastet që procedohen nga Gjykata Penale.

Marketing

Në Raport gjithashtu thuhet se mbi 600,000 skedarë audio me biseda, janë pjesë e një hetimi nga prokurorët specialë. Prej tyre në fazën përfundimtare të përpunimit janë 95 për qind e materialeve, thotë raporti. Në raportin e shtatë gjashtëmujor theksi vihet në hard diskun e dorëzuar që është vërtetuar se është nga DSK-ja.

Nga ky hard disk, nga gjithsej 72,513 porosi SMS, janë analizuar gjithsej 84% ose 60,910 mesazhe SMS, nga të cilat 58,365 janë identifikuar si mesazhe private- thon; nga PSP-ja.

Prokurorët specialë gjatë gjashtë muajve të fundit kanë hapur 81 procedura parahetimore. Me iniciativë të tyre, janë hapur 14, dhe pjesa tjetër në bazë të një parashtruesi tjetër.

Nga PSP presin që së shpejti të miratohet edhe ligji me të cilin si institucion i pavarur do të integrohen në prokurorinë publike. Gjatë periudhës së analizuar, PSP ka shpenzuar pak më shumë se një milion e dyqind mijë euro ose rreth 33 për qind të buxhetit të miratuar.