PSP ka harxhuar 50 mijë euro për lajthi, badem, fëstëk dhe kikirika

Derisa e tërë popullata shpresonin në efektivitetin e Prokuroris Speciale në krye me Katica Janevën, si duket anëtarët e saj kanë bërë jetë luksi.

Marketing

Kështu nga analizat e harxhimeve të bëra nga Prokuroria Publike Speciale, tregohet se nga punonjësit e saj me të madhe janë porositur aperitiv dhe ushqime me vitamina të pasura, shkruan Alfa TV.

Sipas saj, vetëm për 26 muaj (2017-2019) nga kjo prokurori janë porositur ushqime të shtrenjta si lajthi, arra, bademë, kikirika indiane dhe aperitivë të tjerë me vlerë prej rreth 50 mijë euro.

Nëse kjo shumë ndahet në muaj, atëherë për 26 muaj i bie se janë harxhuar nga rreth 2 mijë euro për këto ushqime.