PSP shkoi në histori, lëndët në duart e Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar

Ligji i ri për Prokurorinë Publike prej dje hyri në fuqi, me çka zyrtarisht u shua Prokuroria Speciale Publike.

Marketing

Prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski në një intervistë për MIA-n siguroi se Prokuroria Publike është e gatshme dhe me përkushtim dhe angazhim të madh do të fillojë me zbatimin e dispozitave nga Ligji i ri për Prokurorinë Publike që sot hyri në fuqi. Zgjidhjet ligjore, siç theksoi, përmbajnë bazë të mirë për prokurori bashkëkohore publike, si organ kompetent për ndjekjen e veprave penale. Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, Jovevski tha se Prokuroria Publike i ndërmori që të vazhdojnë procedurat dhe kryesit e veprave penale ta marrin dënimin e merituar.

“Prokuroria nuk do ta përsërisë gabimin, kur për shkak të mosveprimit për raste konkrete u formua PSP. Për shkak të kësaj, ju siguroj se këto lëndë do të marrin fund”, thekson prokurori shtetëror publik.

Prokurorja dhe zëdhënëse e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristovska, me rastin e ditës së fundit të punës së PSP-së, në rrjetet sociale shkroi se për të PSP-ja ishte simbol për luftë për ideale, për drejtësi, integritet, të ardhme më të mirë, luftë kundër keqpërdorimeve të sistemit, të më të dobëtëve, të atyre që janë të varur, luftë kundër mosndëshkimit.

“Mënyra në të cilën u shua PSP-ja, mënyra në të cilën askush nuk gjeti guxim në mënyrë eksplicite të thotë që institucioni është shfuqizuar, mendoj se nuk meriton koment, sepse lufta për drejtësi është reale vetëm kur është fryt i kërkesës së brendshme për përgjegjësi, fillimisht personale dhe më pas e të gjithëve të cilët kanë gabuar para ligjeve, nxitje për jotolerancë të mosndëshkimit, nxitje për sjellje parimore me integritetin”, ka shënuar prokurorja Ristoska.

Ligjin për Prokurorinë Publike Kuvendi e miratoi më 16 shkurt në ditën e shpërbërjes së tij me shumicë prej dy të tretave. Ligjin nuk e votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare. Sipas zgjidhjes së re ligjore bisedat telefonike të përgjuara jashtëligjshëm më nuk do të jenë bazë e akuzave të reja e as dëshmive në procedurat gjyqësore, por mund të shfrytëzohen vetëm si indikacione për veprime të jashtëligjshme.

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Veprave Penale që kanë Lidhje dhe që Dalin nga Përmbajtja e Ndjekjes së Jashtëligjshme të Komunikimeve që është edhe emri zyrtar i PSP-së, filloi me punë më 15 shtator të vitit 2015 dhe doli nga Marrëveshja e Përzhinos për tejkalimin e krizës politike në vend pas publikimit të të aq, “bomba”. Katica Janeva ishte zgjedhur si prokurore speciale publike, ndërsa me propozim të saj ishin zgjedhur edhe dhjetëra prokurorë të cilët e ndihmonin prokuroren speciale. Katica Janeva e priti fundin e PSP-së në arrest shtëpiak dhe me aktgjykim prej shtatë viteve burg në rastin “Reket” për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokurorët publikë të cilët ishin pjesë e ekipit të saj kaluan në Prokurorinë e rregullt Publike dhe vazhduan t’i përfaqësojnë lëndët e PSP-së para gjykatave.