PTHP: Dënime 2000 dhe 5000 euro për organizim ahengjesh

Prokuroria Themelore Publike Shkup dorëzoi propozime për denim nga 2000 euro kundër tre personave fizik dhe nga 5000 euro kundër një personi juridik për organizim të tubimeve masive në Shkup.
Dy të akuzuarit e parë, babë e bir nga Shkup, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së tyre kanë organizuar tubim privat-fejesë, në të cilën kanë marrë pjesë 30 mysafirë.
“Me këtë ato kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat dhe urdhërat të cilat  janë masa për parandalim të përhapjes së koronavirusit KOVID-19, sipas të cilave ndalohet mbajtja e  tubimeve masive dhe ngjarjeve në hapësirë të hapur dhe të mbyllur”, thuhet në kumtesën e PTHP-së. I akuzuari i tretë, si themelues dhe drejtues i personit të akuzuar juridik – objekt hotelierik, më 3 tetor, ka vepruar në kundërshtim me ndalesën për organizim të festave – dasma në pjesën e hapur dhe të mbyllur të objektit dhe në Protokollin për hapje dhe punë në objektet hotelierike për ushqim.
“Ai në objekt ka lejuar të organizohet ngjarje-dasmë në të cilën të pranishëm ishin rreth 90 persona, me çka e ka sjellur në rrezik jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ngjarja është konfirmuar gjatë kontrollit nga ana e personit të autorizuar nga Inspektorati shtetëror i tregut”, informojnë nga Prokuroria. Urdhëresat ndëshkuese bazohen në  neni 206 të Kodit Penal për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Marketing