PTHP do të hetoj inçizimet e publikara dhe pohimet për dhunë nga Dudush

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit mori njoftim nga SPB-Shkup lidhur me audio inçizimet e publikuara në një portal dhe një artikulli të titulluar “AUDIO BOMBA: Kryetari i komunës së LSDM-së rreh dhe torturon një njeri të rrëmbyer”, në të cilin dëgjohet kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush, duke torturuar një njeri në zyrën e tij.

Marketing

Prokuroria menjëherë lëshoi një urdhër për ekspertizën e telefonave celularë të të dy personave, kryetarit të komunës dhe një personi i përmendur në materialin e regjistruar.

“Telefonat do të hetohen për nxjerrjen e të dhënave nga komunikimi i ndërsjellë i këtyre dy personave dhe konfirmimin nëse ata kanë materiale të paautorizuara”, sqarojnë nga prokuroria.

Në të njëjtën kohë, u është bërë një kërkesë operatorëve mobil për të siguruar listave nga numrat e telefonave me qëllim që të përcaktohet komunikimi i ndërsjellë telefonik mes dy personave.

Pas marrjes së të gjitha veprimeve, nëse janë dhënë dëshmi relevante për veprat penale të kryera, SPB Shkup është e detyruar të ngrit padi penale kundër kryerësve të këtyre krimeve.