PTHP Gostivar me hetim për plaçkitje në një bastore në Kërçovë

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka sjellë urdhër për zbatim të procedurës kundër një personi nga Kërçova për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – plaçkitje.

Marketing

“I dyshuari më 8 prill të këtij vitit me përdorim të forcës dhe kërcënimit se menjëherë do ta sulmojë jetën dhe trupin e një tjetri, duke përdorur armë të rrezikshme, ka marrë një gjësend me qëllim që përkohësisht ta përvetësojë. Ai ky hyrë në bastore sporti në Kërçovë, me maskë të zezë në fytyrë dhe me thikë në dorë është drejtuar nga sporteli për pagesë. Pastaj me thikë i është kërcënuar një të punësuari në bastore dhe nga sitari i tryezës së punës ka marrë mjete në vlerë të përgjithshme prej 8.990 denarë në bankënota të ndryshme. Menjëherë pas kësaj është larguar në drejtim të panjohur. Personi i dyshuar më vonë është gjetur dhe privuar nga liria,”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Duke vlerësuar se janë përmbushur të gjitha bazat ligjore, prokurori publik kompetent deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë gjykatës Themelore në Gostivar ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për të dyshuarin.

Marketing