Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për vepër të kryer penale “ngacmim seksual ndaj një fëmije që ende nuk ka mbushur 14 vjet”, nga neni 188, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

“I dyshuari ndiqet për vepër të cilën e ka kryer më datën 25 të këtij muaji, kur rreth orës 17 e ka vërejtur fëmijën, është fshehur nën ballkon të një objekti banesor dhe e ka tërhequr fëmijën ndaj vetes. Në këtë rast me thikë e ka prerë vajzën në dorën dhe në këmbën e majtë. Fëmija ka arritur të mbrohet duke e goditur të dyshuarin dhe duke kërkuar ndihmë nga shokët”, kumtoi pasdite Prokuroria.

Prokurori publik kompetent ka vlerësua se janë përmbushur bazat ligjore për përcaktimin e masës paraburgim për të dhe ka dorëzuar propozim deri te Gjykata Themelore Tetovë. Gjykata e ka pranuar propozimin e Prokurorisë, dhe me vendim i ka shqiptuar masë paraburgimi personit të dyshuar në kohëzgjatje prej 30