Një regjistrim audio brenda konsullatës së Arabisë në Stamboll ka zbuluar fjalët e fundit të Jamal Khashoggi që u vra brenda të njëjtit vend. Këtë regjistrim e ka zbuluar gazetari i kronikës së zezë në gazetën “Daily Sabah”, për Al Jazeera.

“Po mbytem…ma hiqni qesen nga koka, jam klaustrofobik,”- mësohet të ketë thënë Jamal në fjalët e tij të fundit. Gazetari turk Karaman tregon gjithashtu se vdekja e tija ka qenë e dhimbshme dhe ka zgjatur 7 minuta, shkruan Al Jazzera.

Trupi i Jamal Khashoggi u gjet në një pyll i copëtuar dhe i groposur. Arabia Saudite deri tani ka arrestuar 18 persona për vrasjen e gazetarit, dhe ka shkarkuar 5 zyrtarë të lartë të qeverisë. Ndërkohë, Presidenti turk, Erdogan ka kërkuar që ata të ekstradohen në Turqi pasi krimi ka ndodhur në territorin turk.