19:42 | 4 Maj 2021

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysëmfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

PSG po synon që të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, 2-1, derisa Man City po kërkon të shkruajë histori duke u kualifikuar për herë të parë në finale, raporton lajmi.net.

Një hendikep i madh për PSG-në do të jetë Kylian Mbappe, i cili gjendet në bankën rezervë, ndërsa Man City nuk ka ndonjë mungesë të madhe.

Pep Guardiola kërkon të fitojë trofeun e tretë të Ligës së Kampionëve si menaxher në karrierën e tij dhe të parin me ‘Citizens’.

Formacionet zyrtare:

Man City:

Ederson; Walker, Stones, Rúben Dias, Zinchenko; De Bruyne, Fernandinho, Gündogan; Mahrez, Foden, Bernardo Silv

PSG:

Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Ander Herrera, Paredes, Verratti; Di Maria, Icardi, Neymar.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe luhet në “Etihad Stadium”./Lajmi.net/