Publikohet lista e 10 filmave më të famshëm në Netflix

Netflix ka lënë anash “modestinë” duke publikuar listën me 10 filmat më të popullarizuar në këtë platformë.

Marketing

Pozitën e parë e zë filmi “Extraction”, me protagonist Chris Hemsworth që u publikua në prill të këtij viti dhe i cili numëron 99 milionë shikime.

Pas “Extraction” qëndron filmi i Sandra Bullock, “Bird Box” me 89 milionë, e ndjekur nga “Spenser Confidential” 85 milionë dhe “6 Underground” 83 milionë. “The Irishman” renditet në vendin e gjashtë me 64, pas “Murder Mystery” i cili ka 73 milionë.

Më poshtë lista e plotë:

1. Extraction (99 milionë)

2. Bird Box (89 milionë)

3. Spenser Confidential (85 milionë)

4. 6 Underground (83 milionë)

5. Murder Mystery (73 milionë)

6. The Irishman (64 milionë)

7. Triple Frontier (63 milionë)

8. The Ërong Missy (59 milionë)

9. The Platform (56 milionë)

10. The Perfect Date (48 milionë)

Marketing