Publikohet lista e lojtarëve, Reali me shumë mungesa ndaj Ath Bilbaos

16:40 | 15 Maj 2021

Marketing

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao.

Real Madridi do të hyjë me mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të xhiros së 37-të të La Ligas, shkruan lajmi.net.

Për “Los Blancos” kjo mund të jetë ndeshja e sezonit, pasi që ata janë në ndjekje të titullit të La Ligas. Por skuadra e Zidane duhet ta bëjë atë me disa mungesa të forta në skuadër.

Lajm i mirë për Zidane është rikthimi i Marcelos në mbrojtje, por lajm i keq është humbja e Toni Kroos.

Përpos Kroos, bashkë me të nuk do të jenë të gatshëm edhe Varane, Ramos, Carvajal, Mariano Diaz, Lucas Vazquez dhe Ferland Mendy.

Lista e plotë e lojtarëve të Real Madridit në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos./Lajmi.net/

Marketing