Publikohet lista e lojtarëve të Milanit, rikthehet Calhanoglu

AC Milan ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Crotones e vlefshme për xhiron e 21-të Serie A.

AC Milan do të kërkojë të rikthehet në krye të tabelës së Serie A ndaj skuadrës së Crotone.

Trajneri i skuadrës, Stefano Pioli, ka deklaruar se “Rossonerët” duhet të koncentrohen vetëm tek progresi i tyre, por duhet të jenë të vëmendshëm sepse të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme.Lajm i mirë për Milanin është rikthimi i Hakan Calhanoglu, i cili mposhti COVID-19. Ai do të jetë i gatshëm për lojë.

Marketing

Edhe më tej, Simon Kjaer do të mungojë shkaku i lëndimit, Tonali i është shtuar listës së mungesave. Ndërsa Bennacer nuk është ende i gatshëm dhe nuk është ftuar për të marrë pjesë në ndeshje.

Në sulm, “Rossonerët” i kanë numrat mirë, Ibrahimovic, Mandzukic, Rebic dhe Leao janë të gatshëm për ndeshje.

Lista e plotë e lojtarëve të Milan të ftuar për ndeshjen ndaj Crotone.

Marketing