Publikohet lista e të nominuarve për “Topin e Artë”

Revista franceze France Football ka filluar të publikojë emrat e kandidatëve për çmimin ‘Topi i Artë’.

Marketing

Çmimi prestigjoz ‘Ballon d’Or’, që dhurohet nga revista franceze, do të ndahet më 2 dhjetor të këtij viti.

Tani janë publikuar 10 të nominuarit e parë për këtë çmim, derisa përgjatë mbrëmjes, do të publikohet lista e plotë me 30 të nominuarit.