Publikohet lista e viktimave nga zjarret katastrofike në zonën e Atikës

Familje të tëra, gjyshërit me nipërit e mbesat, nënë e bir, baba me dy fëmijë, çifte, shtetas të huaj, dy trupa të paidentifikuar, 44 gra, 35 burra dhe 11 fëmijë përmban lista e 92 personave të cilët humbën jetën në zjarret katastrofike në pjesën lindore të Atikës më 23 korrik, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Më shumë se dy javë pas tragjedisë, nga Sekretariati i përgjithshëm për mbrojtje civile kanë publikuar emrat e personave të vdekur.

Viktima më e vogël është një foshnje 6-muajshe, ndërsa më e moshuar një grua 95-vjeçare.
Fëmijët të cilët humbën jetën janë lindur midis vitit 2007 dhe 2013.

Përveç binjakeve 9-vjeçare të cilat i kërkonte Greqia, ndërsa trupat e tyre ishin midis të djegurve, të përqafuar me gjyshen dhe gjyshin e tyre, në listën e viktimave ka dhe dy binjake të tjera të lindura në vitin 2013 të cilët jetën e humbën bashkë me nënën dhe gjyshen e tyre.
Foshnja, e cila nuk arriti të pagëzohet, e lindur në janar të këtij viti, ndërsa në mënyrë tragjike humbi jetën saktësisht gjashtë muaj më pas, më 23 korrik në zjarrin katastrofik.

Midis viktimave ka shtetas të Irlandës, Polonisë dhe Belgjikës.

Në listën e viktimave janë edhe dy trupa të paidentifikuar për të cilët ka ADN, megjithatë nuk ka të afërm për të bërë krahasimin dhe analizën.
Midis 92 viktimave janë edhe dy persona të cilët iu nënshtruan lëndimeve në spitalet e Athinës.

Marketing