Publikohet lista me pesë lojtarët më të shpejtë në La Liga

Disa nga futbollistët më të shpejtë të botës luajnë për klubet spanjolle të La Ligës. Megjithatë, tani që janë zbuluar pesë lojtarët më të shpejtë këtë sezon të ligës spanjolle, renditja është mjaft habitëse.

Marketing

Lojtarë si Gareth Bale i Real Madridit, Ousmane Dembele i Barcelonës dhe Luis Advincula i Rayo Vallecanos janë të njohur për shpejtësinë e tyre, mirëpo asnjëri prej tyre nuk bën pjesë në listën prej pesë lojtarëve më të shpejtë në ligë këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Sipas emisionit “El Tercer Tiempo” në Movistar+, kështu radhiten pesë lojtarët më të shpejtë në ndeshjet e këtij sezoni të La Ligës:

Inaki Williams (Athletic Bilbao) – 34.91km/h
Jony (Alaves) – 34.95 km/h
Ximo Navarro (Alaves) – 34.97 km/h
Portu (Girona) – 34.99 km/h
Sergio Postigo (Levante) 34.99 km/h

Marketing