Publikohet “Pa dashuri” nga Elvana Gjata, kolona zanore e komedisë “Dy gisht mjaltë”

Nga 28 Mars në të gjitha Kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të jepet premiera e filmit “Dy gisht mjaltë” me protagoniste Elvana Gjatën.

Marketing

Kjo komedi e cila për herë të parë sjellë këngëtaren në një projekt filmik, pritet të nxjerrë në pah një talent tjetër të saj.

Ndërsa sot, Elvana ka lansuar këngën “Pa dashuri” e cila është edhe kolonë zanore e filmit në fjalë, të cilën e ka punuar reperi kosovar, Lyrical Son.

Në këtë projekt muzikor shohim sekuenca nga komedia, teksa protagonist tjetër është Ermal Mamaqi, i cili e luan rolin e të dashurit të Elvanës.

Marketing